Kanada dhe Sh.B.A në diskutime rreth vendosjes së trupave amerikane përgjatë kufirit

Amerika

Kanada dhe Sh.B.A në diskutime rreth vendosjes së trupave amerikane përgjatë kufirit

Nga: E.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 17:53
Justin Trudeau

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau konfirmoi se SHBA po kërkon që trupat amerikane të vendosen brenda 20 miljeve të kufirit SHBA-Kanada për të ndihmuar me mbikëqyrjen e kufijve, veçanërisht në vendkalimet e parregullta.

Trudeau tregoi se qeveria e tij nuk besonte se ishte e nevojshme në këtë kohë, por se bisedimet ishin në vazhdim.

"Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë kufirin më të gjatë të pa militarizuar në botë dhe është shumë në interesin tonë që të mbetet në atë mënyrë. Ne kemi qenë në diskutime me Shtetet e Bashkuara për këtë, "tha Trudeau gjatë një konference për shtyp jashtë shtëpisë së tij të Otavës, ku ai mbetet në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat