Presidenti amerikan Donald Trump akuzon stafin mjekësor në New York për vjedhje të maskave

Amerika

Presidenti amerikan Donald Trump akuzon stafin mjekësor në New York për vjedhje të maskave

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:37
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, ka pretenduar se stafi i spitalit po vjedh maska mjekësore mes krizës së coronavirusit.

Trump tha se kërkesat për maska në një spital në New York, ishin zakonisht midis 10 mijë deri në 20 mijë, por që u rritën në 300 mijë.

Ai e pranoi se rrethanat gjatë një pandemie janë “të ndryshme”, por ai u tha gazetarëve që të hetojnë për pajisjet mjekësore.

Presidenti Trump nuk dha asnjë provë pasi pretendoi se kjo veprimtari e dyshuar kriminale po ndodh në vende të shumta.

“Diçka po ndodh, dhe ju duhet ta zbuloni atë”, tha Trump duke iu drejtuar gazetarëve.

“Ku po shkojnë maskat, si u arrit kërkesa e tyre nga 10,000 në 300,000”, ka shtuar Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat