Nga frika e përhapjes së coronavirusit, mbyllet strehimorja në Las Vegas – autoritetet lokale i vendosin të pastrehët në parkingun e qendrës tregtare

Amerika

Nga frika e përhapjes së coronavirusit, mbyllet strehimorja në Las Vegas – autoritetet lokale i vendosin të pastrehët në parkingun e qendrës tregtare

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:03
Foto Ilustrim

Zyrtarët e Las Vegasit në Nevada u kanë bërë thirrje të pastrehëve të qëndrojnë në parkingun e një qendre tregtare, pasi një mashkull rezultoi pozitiv në testin e COVID-19 dhe u detyruan ta mbyllin strehimoren nga frika se mund të vie deri te përhapja e mëtejme e coronavirusit.

Për çdo të pastrehë është siguruar nga një “shtrat” më saktësisht një parking i veturës, kurse autoritetet janë detyruar që parkingun e një qendre tregtare ta shndërrojnë në vend për fjetje pasi që strehimorja për të pastrehët është mbyllur.

E këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i zyrës së kryetarit të qytetit, David Riggleman. Sipas tij fillimisht ishte paraparë që në parking të vendosën tepihë, por zyrtarët lokalë kanë hequr dorë nga kjo ide, nga frika se në këtë mënyrë virusi do të mund edhe më shpejtë të përhapej.

E pas publikimit të fotografive nëpër rrjete sociale ku shihen njerëzit duke fjetur në asfalt, autoritetet lokale janë kritikuar ashpër nga qytetarët që mendojnë se të pastrehët kanë mundur të akomodohen nëpër dhomat e hoteleve që kanë mbushur bosh pas mbylljes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat