Vёllau i guvernatorit amerikanё i infektuar me koronavirus

Amerika

Vёllau i guvernatorit amerikanё i infektuar me koronavirus

Nga: E.B Më: 31 mars 2020 Në ora: 18:21
Chris Cuomo

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo sapo tha që vëllai i tij, Chris Cuomo, ka rezultuar pozitivisht me koronavirus.

"Ai do të jetë mirë. Ai është i ri, në gjendje të mirë, i fortë - jo aq i fortë sa ai mendon - por do të jetё mirë", tha Cuomo.

Mё tutje shtoi se vёllau i tij do karantinohet në bodrumin e tij në shtëpi. Ai është vetëm i shqetësuar për vajzën e tij dhe fëmijët e tij, pasi shpreson se nuk do t'i infektojë ata.

Chris tha se ai kishte ethe, të dridhura dhe gulçim, por ai tani po ndihet mё mire, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat