Përhapja e koronavirusit – Shtyhet regjistrimi i popullësisë në Amerikë

Amerika

Përhapja e koronavirusit – Shtyhet regjistrimi i popullësisë në Amerikë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Përshkak të përhapjes së pandemisë Covid-19 është shtyrë regjistrimi i popullësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Enti për Regjistrim të Popullsisë i ka ndalur operacionet e terrenit për një muaj, prej mesit të marsit deri në mes të prillit, kur duhet të angazhohen deri 500 mijë regjistrues.

Enti e ka shtyrë edhe fillimin e numërimit të pastrehëve dhe njerëzve të cilët jetojnë nëpër strehimore grupore – në konvikte dhe shtëpi të pleqve, dhe ka shtyrë përfundimin e regjistrimit nga fundi i korrikut në mes të gushtit.

Enti për Regjistrim sipas ligjit duhet t’i dërgojë presidentit të SHBA të dhënat mbi numërimin të cilat do të përdoren për caktimin e zonave zgjedhore para fundit të këtij viti.

Regjistrimi dhe numërimi i popullsisë ka filluar kah fundi i janarit në fshatrat e Alaskës, por tjetërkund në SHBA në javën e dytë të marsit kur filloi punën ueb-faqja automatike e Entit për Vetëregjistrim dhe kur banorët kanë marrë me postë udhëzimet dhe formularët.

Mirëpo vetëm një javë më vonë filloi diçka shumë më me rëndësi – paniku, mbrojtja dhe masat për shkak të pandemisë, prandaj regjistrimi ka rënë në listën e prioriteteve të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat