Vdes shoferi i autobusit, denoncoi pasagjeren që kolliti pa vënë dorën para gojës

Amerika

Vdes shoferi i autobusit, denoncoi pasagjeren që kolliti pa vënë dorën para gojës

Më: 4 prill 2020 Në ora: 19:16
Jason Hargrove

Një shofer autobusi nga Detroit, Jason Hargrove kishte postuar një video më 21 mars, ku bënte theirrje që njerëzit ta merrnin seriozisht koronavirusin.

Ai ishte i mërzitur që një grua nuk kishte vënë dorën apo bërrylin para gojës teksa kollitej në autobus. “Që ne ta kapërcejmë këtë, do të duhet ta marrim seriozisht”, tha Jason gjatë videos, duke shtuar: “Ka njerëz që po vdesin këtu.” Katër ditë më vonë Hargrove, 50 vjeç, u sëmur. Ai vdiq të mërkurën në mbrëmje. Nuk është e qartë se si e mori Covid-19.

Por drejtuesit e autobusëve në Detroit janë tejet të indinjuar me pasagjerët që kolliten dhe tështijnë pa asnjë masë mbrojtëse pas kulmit të 17 marsit. Pas kësaj ata filluan të marrin furnizime me doreza, si dhe nisën të mbanin maska. “Ne shohim më shumë njerëz të sëmurë se çdo mjek,” tha Tolbert Anderson Cooper për CNN.

“Ne jemi përgjigjësit e parë, sepse i marrim të sëmurët duke i çuar në spitale”. Kryetari i Bashkisë Mike Duggan u tha gazetarëve të enjten se videon e Hargrove duhet ta shohin të gjithë amerikanët dhe se masat do të forcohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat