Luftime mes bandave të drogës në Meksikë, 19 të vrarë

Amerika

Luftime mes bandave të drogës në Meksikë, 19 të vrarë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:22
Ilustrim

Zyrtarët meksikanë kanë njoftuar se 19 persona janë vrarë gjatë luftimeve mes dy bandave rivale të drogës në rajonin verior, Chihuahua, në kufi me Shtetet e Bashkuara.

Zyra e prokurorit të shtetit njoftoi se 18 trupa të pajetë, dy granata, disa automjete dhe armë janë gjetur në vendin e ngjarjes në Madera. Dy të plagosur u kapën më vonë. Njëri vdiq në spital dhe tjetri është dërguar në mbajtje.

Autoritetet thanë se kanë dërguar policë dhe ushtarë për ta siguruar zonën, ku përkrahësit e grupit “Sinaloa” janë përleshur me anëtarët e grupit “Juarez”, shkruan “The Guardian”.

Meksika është një ndër shtetet me shkallën më të lartë të vrasjeve në botë. Vetëm gjatë muajit mars, në këtë shtet u regjistruan 2585 vrasje, që paraqet shifrën më të lartë mujore që nga viti 1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat