Gazetarja e New York Times shërohet nga COVID-19, tregon se si e kaloi sëmundjen

Amerika

Gazetarja e New York Times shërohet nga COVID-19, tregon se si e kaloi sëmundjen

Më: 5 prill 2020 Në ora: 22:18
Sarah Maslin Nir, gazetare

Sarah Maslin Nir është një prej reportereve të New York Times e cila ka mbuluar temën e pandemisë në vend.

Ajo rezultoi pozitive me COVID-19 dhe ndoqi rregulloret për vetëizolimin për 14 ditë.

Për CNN ajo shpjegon dhe se si e ka përjetuar të gjithë situatën si dhe gjendjen shëndetësore që ajo ishte.

“Kam kaluar 6 ditë e shtrirë pa lëvizur. Edhe të ngrija dorën për të vendosur telefonin në vesh ka qenë shumë e lodhshme”.

Nir gjithashtu kritikon dhe politikat që ndjek New York për personat që rezultojnë pozitivë nga COVID-19. Sipas saj, pasi dikush nuk shfaq simptoma, ai mund të dalë pas 3 ditësh.

Ndërkohë që ajo shprehet se pasi vetë gazetarja nuk ka shfaqur simptoma, Nir do të zbatojë politikat e Kinës.

Në Kinë, personat e shpallur të shëruar i nënshtrohen edhe dy testeve të tjera brenda 48 orëve ndërkohë që duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në karantinë.

Ajo gjithashtu i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë veten dhe të tjerët.

“Të dalësh jashtë në këtë situatë nuk është vetëvrasje. Por konsiderohet vrasje ndaj të tjerëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat