New York kërkon ndihmë nga anija spitalore

Amerika

New York kërkon ndihmë nga anija spitalore

Nga: E.B Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:27
Ilustrim

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo tha se do të kërkojë nga Presidenti që të zhvendosë USNS Comfort "nga jo-Covid në Covid".

Anija u dërgua fillimisht në New York për të trajtuar pacientët e painfektuar me koronavirus.

Anija është e pajisur me 1.000 shtretër spitalor dhe aktualisht është e vendosur në New York City. Cuomo tha se përdorimi i atyre shtretërve për pacientët me koronavirus do të bënte një ndryshim të rëndësishëm për shtetin.

Ai shtoi se ai do të telefonojë sot Trump për të bërë kërkesën, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat