Askush nuk po i vozitë më makinat – kompanitë ua kthejnë klientëve një pjesë së pagesës së sigurimit

Amerika

Askush nuk po i vozitë më makinat – kompanitë ua kthejnë klientëve një pjesë së pagesës së sigurimit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:44
Ilustrim

Dy  kompanitë e sigurimit Allstate dhe American Family Family Insurance  kanë bërë të ditur hënën se do t’u kthejnë klientëve të tyre rreth 800 milion dollarë nga sigurimi i automjeteve sepse njerëzit në kohën e krizës së koronavirusit po shfrytëzojnë më pak automjetet.

Allstate njoftoi  se do të kthejë rreth 15% të pagesës për sigurim të automjeteve nga klientët e saj përgjatë muajit prill dhe maj, që në total i bie një shumë prej rreth 600 milion dollarë, shkruan CNN.

Drejtori i Allstate,  Tom Wilson  tha se kjo po bëhet për shkak se ka një rënie të pashembullt të shfrytëzimit të automjeteve, gjë që nënkupton edhe më pak aksidente.

Allstate dhe American Family gjithashtu thanë që klientët e tyre që kanë probleme financiare për shkak të humbjes së vendit të punës apo ndonjë arse tjetër, mund të vonojnë pagesat në qoftë se paraprakisht lajmërojnë kompaninë.

Të dy po  kompanitë po zgjerojnë gjithashtu mbulimin e sigurimeve për klientët që përdorin automjetet e tyre personale për tu furnizuar me ushqim, ilaçe dhe mallra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat