Der Spiegel: Kolapson sistemi shëndetësor në Nju Jork, një respirator për dy pacientë

Amerika

Der Spiegel: Kolapson sistemi shëndetësor në Nju Jork, një respirator për dy pacientë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Gazeta gjermane ‘Der Spiegel’ ka bërë një artikull lidhur me situatën dramatike në Nju Jork për koronavirusin.

Nju Jorku është vatra e SHBA sa i përket viktimave dhe të nfektuarve ndërkohë që vetë SHBA është vatra e COVID-19 tashmë në gjithë botën.

Sipas Der Spiegel tashmë sistemi shëndetësor në Nju Jork është në kolaps pasi raporti është një respirator për dy pacientë, që do të thotë 50% e pacientëve nuk ka mundësi që të trajtohen me respirator.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo është shprehur shumë i dëshpëruar për situatën duke thënë se shumë qytetarë nuk e kanë kuptuar ende rrezikun dhe jeta vijon normalisht si në kohë paqeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat