Tragjike! Koronavirusi i merr jetën nënës dhe tre djemve të saj

Amerika

Tragjike! Koronavirusi i merr jetën nënës dhe tre djemve të saj

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:18
SHBA

Një histori e trishtë vjen nga SHBA, që tashmë është vendi i parë në botë që ka numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus.

Mediat amerikane raportojnë se një grua dhe tre djemtë e saj kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në shtetin e Luizianës.

E moshuara, Antoinette Franklin dhe djemtë e saj, Herman Franklin Jr., 71-vjeç, Antony Franklin Sr., 58-vjeç dhe Timothy Franklin, 61-vjeç, vdiqën pasi u testuan pozitivisht për koronavirus.

Luiziana është një nga vatrat më të nxehta të pandemisë, ku janë regjistruar 582 vdekje dhe mbi 16 mijë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat