Covid-19/ 1 mijë e 858 të vdekur gjatë 24 orëve në SHBA, mbi 16 mijë e 500 viktima në total

Amerika

Covid-19/ 1 mijë e 858 të vdekur gjatë 24 orëve në SHBA, mbi 16 mijë e 500 viktima në total

Më: 10 prill 2020 Në ora: 07:37
Ilustrim

Vazhdon dhe rritet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar një tjetër bilanc tragjik.

Sipas autoriteteve janë rregjistruar 1 mijë e 858 persona të vdekur gjatë 24 orëve. Numrin më të madh të vdekjeve e ka New York-u me 799 persona.

Deri tani numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në mbi 16 mijë e 500 persona. Gjithashtu është rritur edhe numri i rasteve të reja ku deri tani numri total ka shkuar më shumë se 430 mijë raste infektimi me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat