New York hap varre masive për viktimat e koronavirusit

Amerika

New York hap varre masive për viktimat e koronavirusit

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:20
New York

New York është duke hapuar varreza masive për trupat e personave të vdekur nga koronavirusi.

Fotografitë janë publikuar nga një varr masiv në New York, pasi numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit vazhdon të rritet, raporton BBC.

Punëtorët u panë duke përdorur një shkallë për të zbritur në një gropë të madhe, ku arkivolet ishin grumbulluar.

Vendndodhja është Hart Island, e përdorur për banorët pa asnjë të afërm ose që nuk mund të përballojë një funeral.

Shteti i New York tani ka më shumë raste të koronavirusit se çdo vend i vetëm, sipas shifrave të fundit.

Numri i të infektuarve me Covid-19 u rrit për 10,000 të enjten në 159.937, nga të cilët 7,000 kanë vdekur.

Spanja ka 153,000 raste dhe Italia 143,000, ndërsa Kina, ku u shfaq virusi vitin e kaluar, ka raportuar 82,000 raste.

SHBA në tërësi ka regjistruar 462,000 raste dhe afro 16.500 vdekje. Në nivel global ka 1.6 milion raste dhe 95,000 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat