Rekord rritje e numrit të vdekjeve nga koronavirusi në SHBA

Amerika

Rekord rritje e numrit të vdekjeve nga koronavirusi në SHBA

Më: 15 prill 2020 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

SHBA ka shënuar një tjetër rritje të numrit të vdekjeve brenda një dite nga koronavirusi.

SHBA ka regjistruar 26.033 vdekje nga koronavirusi pasi numri më i madh i viktimave në një ditë të vetme që nga fillimi i epidemisë u raportuan të martën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton CNN.

Të paktën 2,405 vdekje të reja të lidhura me Covid-19 u raportuan të martën, së bashku me 26.633 raste shtesë të virusit.

Rreth 609,240 infeksione janë konfirmuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i shpërthimit në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat