Akuzat për keqmenaxhim të krizës së koronavirusit, Trump merr vendimin ekstrem ndaj OBSH-së

Amerika

Akuzat për keqmenaxhim të krizës së koronavirusit, Trump merr vendimin ekstrem ndaj OBSH-së

Më: 15 prill 2020 Në ora: 07:50
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se OBSH kishte "dështuar në detyrën e saj themelore" në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai akuzoi organin e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë dhe për këtë tha Trump duhet të mbajë përgjegjës.

Trump ka akuzuar edhe më parë OBSH për njëanshmëri ndaj Kinës.

"Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit," tha zoti Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat