SHBA, mbi 31 mijë të vdekur nga Covid-19

Amerika

SHBA, mbi 31 mijë të vdekur nga Covid-19

Më: 17 prill 2020 Në ora: 06:25
Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 31 mijë dhe ai i të infektuarve mbi 640 mijë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë, guvernatori i Nju Jorkut, shteti me numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, ka vendosur t'i lë në fuqi masat kufizuese deri më 15 maj. Guvernatori Andrew Cuomo, gjithashtu i bëri thirrje banorëve të Nju Jorkut që të përdorin maskat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Presidenti Donald Trump tha se qeveria e tij po përpiqet të përcaktojë nëse koronavirusi e ka burimin në një laborator të Uhanit, qyteti kinez ku ndodhi fillimisht shpërthimi i epidemisë. Edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Kina "duhet të tregohet transparente" në ato që di për këtë çështje.

Instituti i Virologjisë i Uhanit, që financohet nga shteti, i ka hedhur poshtë pohimet se virusi e ka origjinën tek laboratorët e tij./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat