Edhe 5.2 milionë amerikanë mbesin papunë shkaku i pandemisë

Amerika

Edhe 5.2 milionë amerikanë mbesin papunë shkaku i pandemisë

Më: 17 prill 2020 Në ora: 13:36
Ilustrim

Mbi 5.2 milionë amerikanë kanë kërkuar kompensime gjatë javës së shkuar, pasi kanë ngelur papunë si pasojë e pandemisë, bëjnë të ditur mediat amerikane, njofton Reuters.

Javën paraprake ishin paraqitur 6.6 milionë persona.

Ministria e Punës ka bërë të ditur se tashmë janë rreth 22 milionë të papunë shkaku i Covid-19, shifër kjo e arritur për vetëm katër javë.

Këto statistika tregojnë për goditjen e madhe që pandemia i ka dhënë ekonomisë së vendit më të prekur.

“Fakti që 22 milionë persona kanë paraqitur kërkesat për përfitime në vetëm katër javë, tregon se tregu i punës ka hyrë në një periudhë traumatike”, tha Lydia Boussour, një ekonomiste e lartë në Oxford Economyics në Neë York.

Ekonomistët, sipas Reutersit, besojnë që ekonomia e SHBA-së qysh tash është në recesion dhe se do të shënojë rënien më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Shpejtësia e humbjes së vendeve të punës më shumë do t’i ngjajë katastrofës natyrore se sa recesionit tipik. Humbja e përgjithshme e vendeve të punës në prill do të mund të jetë 10 deri në 20 herë më e madhe se në mars”, ka thënë Dante DeAntonio, ekonomist në Moody’s Analytics.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat