Autoritetet në Kaliforni mbushin me rërë parkun e patinatorëve që askush mos ta përdorë

Amerika

Autoritetet në Kaliforni mbushin me rërë parkun e patinatorëve që askush mos ta përdorë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

ShBA po përdor masa të ndryshme në të gjithë vendin për të parandaluar lëvizjet e qytetarëve në mënyrë që të ndalojë dhe përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Autoritetet në Los Angeles, Kaliforni mbushën me rërë një park afër plazhit Venice që përdorej nga patinatorët, në mënyrë që askush të mos futej aty.

Pavarësisht se parku ishte i mbyllur edhe më parë, grupe të rinjsh shkonin aty herë pas here me skateboard dhe me patina për tu argëtuar.

Aktualisht ShBA është një ndër kontinentet më të prekura nga COVID-19.

Në Kaliforni janë regjistruar 1,178 viktima dhe 31,675 të infektuar në të gjithë shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat