Sulmohen punëtorët shëndetësorë në Meksikë

Amerika

Sulmohen punëtorët shëndetësorë në Meksikë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 18:47
Foto

Në shumicën e botës, stafi mjekësor është lavdëruar si heronj për përgjigjen e tyre ndaj pandemisë koronavirus. Por në Meksikë, numri në rritje i rasteve Covid-19 ka sjellë me vete një valë dhune ndaj infermierëve dhe mjekëve që janë akuzuar gabimisht për përhapjen e sëmundjes, raporton TheGuardian.

Të paktën 21 punonjës mjekësie janë sulmuar në 12 shtete në të gjithë vendin, sipas Fabiana Zepeda, udhëheqjsa e infermierisë për Institutin e Sigurisë Sociale meksikane.

Zëri i saj duke u thyer me emocion, Zepeda u tha gazetarëve këtë javë se shumë punonjës shëndetësorë kishin filluar të ndryshonin nga uniformat e tyre kur udhëtonin për në këmbë nga puna, për të mos u sulmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat