Rezultatet e testimeve të anti-trupave: Një në katër njerëz e kanë pasur koronavirusin në Nju Jork

Amerika

Rezultatet e testimeve të anti-trupave: Një në katër njerëz e kanë pasur koronavirusin në Nju Jork

Më: 23 prill 2020 Në ora: 23:26

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo zbuloi sot rezultatet paraprake të një studimi mbarëkombëtar të testimit të antitrupave.

Testet u kryen mbi 3,000 të rritur që qëndronin jashtë shtëpisë, tha ai, në mënyrë që të mos ishin mostra krejtësisht e rastësishme.

Rezultatet zbuluan se 13.9% e njerëzve testuan në mbarë vendin dhe 21% e njerëzve të testuar në Nju Jork kishin antitrupa për virusin, shkruan CNN.

Nëse ato norma përfshijnë 19.5 milionë njerëz të shtetit dhe 8.4 milionë njerëz të qytetit, atëherë rreth 2.7 milionë prej tyre në shtet dhe rreth 1.8 milion njerëz në qytet kishin virusin.

Kjo, përkthyer ndryshe, i bie se çdo një nga katër banorë të Nju Jorkut kanë qenë të infektuar me sëmundjen Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat