“Mos pini dezinfektantë!” Fact Check për pretendimet e Donald Trump-it në lidhje me koronavirusin

Amerika

“Mos pini dezinfektantë!” Fact Check për pretendimet e Donald Trump-it në lidhje me koronavirusin

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:08
Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka pyetur nëse injektimi i dezinfektuesv e dhe ekspozimi i trupave të pacientëve ndaj rrezeve ultravioletë mund të ndihmojnë në trajtimin e koronavirusit.

Pretendimi 1

“Unë shoh që dezinfektuesi e shkatërron (virusin) në një minutë. A ka ndonjë mënyrë që ne mund të bëjmë injeksion brenda në trup ose pothuajse një pastrim, sepse futet në mushkëri dhe bën një punë të jashtëzakonshëm tek to”.

Trump sugjeron që injektimi i dezinfektuesit tek pacientët mund të ndihmojë në trajtimin e koronavirusit.Përdorimi i një dezinfektuesi mund të shkatërrojë viruse në sipërfaqe, por kjo është e vlefshme vetëm për objektet dhe sipërfaqet e infektuara – jo për atë që ndodh pasi virusi është brenda trupit. Jo vetëm që konsumimi ose injektimi i dezinfektantit rrezikon helmimin dhe vdekjen, por ka të ngjarë të mos jetë efektiv.

Mjekët u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos konsumojnë ose injektojnë dezinfektues, pasi ka ata mund të mendojnë se kjo është një ide e mirë dhe të vdesin.

“Injektimi i zbardhuesit ose dezinfektuesit në dozën e kërkuar për të neutralizuar viruset në gjak ka të ngjarë të rezultojë në një dëm të konsiderueshëm, të pakthyeshëm dhe ndoshta një vdekje shumë të pakëndshme”, thotë Rob Chilcott, profesor i toksikologjisë në Universitetin e Hertfordshire”.

Ai shton se gjithashtu “nuk do të kishte shumë efekt në grimcat virale brenda qelizave”.

Reckitt Benckiser, një prodhues kryesor i produkteve dezinfektuese përfshirë Lysol dhe Dettol, ka nxjerrë një deklaratë në përgjigje të komenteve të presidentit. Ai tha: “Ne duhet të jemi të qartë se në asnjë rrethanë produktet tona dezinfektuese nuk duhet të administrohen në trupin e njeriut (përmes injeksionit, gëlltitjes ose ndonjë rruge tjetër)”.

Pretendimi 2

“Supozojmë se keni sjellë dritën brenda trupit, të cilën mund ta bëni ose përmes lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe unë mendoj se ju  do ta provoni edhe këtë … I gjithë koncepti i dritës, mënyra se si e vret atë (virusin) në një minutë – është mjaft i fuqishëm”.

Trump ka theksuar gjithashtu idenë e ekspozimit të pacientëve ndaj “dritës ultravjollcë ose thjesht shumë të fuqishme”. Ekzistojnë disa prova që, në përgjithësi, viruset në sipërfaqe vdesin më shpejt kur ekspozohen drejtpërdrejt në rrezet e diellit. Por nuk e dimë  për sa kohë ata duhet të ekspozohen që rrezatimi UV të ketë një efekt. Dhe përsëri, kjo ka të bëjë vetëm me objektet dhe sipërfaqet e infektuara – jo për çka ndodh pasi virusi është brenda trupit.

Në kohën kur virusi të jetë brenda trupit tuaj, asnjë sasi e dritës UV në lëkurën tuaj nuk do të bëjë ndonjë ndryshim. “Rrezatimi UV dhe nxehtësia e lartë janë të njohura si vrasëse të grimcave të virusit në sipërfaqe”, thotë Dr Penny Ward, profesor  në mjekësinë farmaceutike në Kings College London. Por “as ulur në diell, as me ngrohje, nuk do të vritet një virus që replikohet në organet e brendshme të një pacienti”. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat