Nju Jork: Testimi për coronavirus do të bëhet në barnatore

Amerika

Nju Jork: Testimi për coronavirus do të bëhet në barnatore

Më: 26 prill 2020 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Shteti federal i Nju Jorkut, i cili është epiqendra e infeksionit të coronavirusit, do të lejojë që farmacitë të kryejnë teste, raporton BBC.

Guvernatori Andrew Cuomo tha se rreth 5,000 farmaci do të jenë në gjendje të kryejnë teste të coronavirusit dhe pritet të kryejnë 40,000 çdo ditë.

Më shumë se 938,000 raste të infeksionit janë raportuar në Shtetet e Bashkuara deri më tani, nga të cilat gati një e treta janë në qytetin e Nju Jork-ut.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump nuk mbajti një konferencë për shtyp sot, duke fajësuar gazetarët për bërjen e “pyetjeve armiqësore”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat