​Situata me koronavirus në Nju Jork drejt përmirësimit - Bota Sot
​Situata me koronavirus në Nju Jork drejt përmirësimit

Amerika

​Situata me koronavirus në Nju Jork drejt përmirësimit

Më: 26 prill 2020 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

367 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Nju Jork dhe guvernatori i këtij shteti Andrew Cuomo tha se numri i pacientëve dhe atyre në gjendje kritike është në rënie.

"Shkalla e shtrimeve në spital në përgjithësi është zvogëluar, përfshirë edhe numrin e rasteve të reja me Covid-19, por situata ende nuk është e mirë. Kemi 1.000 raste të tjera dhe kjo zakonisht do të ishte një lajm i tmerrshëm, por jo i tmerrshëm në krahasim me atë në të cilën kemi qenë, "tha Cuomo, transmeton CNN.

Ai shtoi se vendi po kthehet ngadalë në gjendjen para 31 marsit, përpara se numrat të fillonin të rriten në mënyrë dramatike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat