Trump: Kina po bën gjithçka që unë të humbas zgjedhjet

Amerika

Trump: Kina po bën gjithçka që unë të humbas zgjedhjet

Më: 30 prill 2020 Në ora: 08:28
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se Kina po bën gjithçka që mundet në mënyrë që ai të humbasë zgjedhjet këtë vit.

Trump i bëri këto deklarata gjatë një interviste në Shtëpisë Bardhë me agjencinë e lajmeve Reuters dukë lëshuar kritika të forta ndaj Pekinit zyrtar për situatën e pandemisë. Trump gjithashtu tha se Kina duhet ta kishte njoftuar botën për virusin shumë më shpejt prandaj do të përballet me pasojat.

Vetë Trump është akuzuar se nuk po bën sa duhet për të zgjidhur krizën e koronavirusit në SHBA. Ekspertët thonë se Covid-19 i ka dhënë një goditje të fuqishme ekonomisë së SHBA që ishte edhe pika kryesore e fushatës së Trump për zgjedhjet që pritet të mbahen në nëntor.

Gjatë intervistës presidenti Trump, që ka zhvilluar një luftë të ashpër tregtare me Kinën nuk dha detaje se si mund të veprojë kundër Pekinit zyrtar për çështjen e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat