‘Edhe çfarë pastaj?’: Reagimi i Presidentit kur gazetarët i tregojnë numrin e viktimave, nxit reagime të ashpra

Amerika

‘Edhe çfarë pastaj?’: Reagimi i Presidentit kur gazetarët i tregojnë numrin e viktimave, nxit reagime të ashpra

Më: 3 maj 2020 Në ora: 15:37
Jair Bolsonaro

Rrallë herë dy fjalë kanë ndezur një stuhi të tillë polemike. “Edhe çfarë?” tha Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro kur një gazetar e pyeti atë për faktin se më shumë se 5000 brazilianë kishin vdekur nga koronavirusi.

Komenti i drejtuesit ekstrem të djathtë ka nxitur zemërim qysh atëherë, me guvernatorë, politikanë, profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe figura të mediave, të gjithë me peshë që kanë shprehur zemërimin e tyre për mungesën e empatisë.

Me një numër vdekjesh që tashmë ka arritur në 33300, vendi gjigant i Amerikës së Jugut po përballet po aq skenar i ashpër sa Italia apo Shtetet e Bashkuara.

‘’Çfarë pastaj? Më vjen keq. Çfarë doni që unë të bëj?’’, tha Bolsonaro kur u pyet në lidhje me vendimet që duhet të marrë pasi numri I viktimave kishte kaluar edhe Kinën.

Ai bëri shaka se edhe pse emri i tij i mesëm është Mesia, ose Mesiah (shpëtimtari) duke thënë: “Unë nuk bëj mrekulli”.

Kreu i sindikatës së mjekëve në Sao Paulo, Eder Gatti, ëri thirrje për “një qëndrim më serioz nga presidenti i republikës”.

Bolsonaro “tregon shumë pak ndjeshmëri ndaj tragjedive nëpër të cilat po kalojnë familjet e atyre që preken direkt nga pandemia”, tha Lucio Renno, drejtor i Institutit të Shkencave Politike në Universitetin e Brasilia.

Ka pasur më shumë se 91,000 raste të konfirmuara zyrtare deri më tani por shkencëtarët paralajmërojnë se shifra e vërtetë mund të ishte 15 deri 20 herë më e lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat