Koronavirusi ‘ndryshoi trurin’ e doktoreshës që vrau veten

Amerika

Koronavirusi ‘ndryshoi trurin’ e doktoreshës që vrau veten

Më: 4 maj 2020 Në ora: 20:45
Doktoresha amerikane Dr Lorna Breen

Doktoresha tragjike amerikane Dr Lorna Breen, ishte prekur nga Covid-19 para se të shërohej e të kthehej në vendin e punës “në kushtet më të tmerrshme e më të paimagjinueshme”, tha dje motra e saj Jennifer Feist.

Ajo shton se doktoresha e New York vrau veten pas punës në frontin e parë të luftës kundër Covid-19, pasi sëmundja “i kishte ndryshuar trurin”.

49-vjeçarja drejtonte repartin e emergjencës në spitalin Allen në New York, por ishte e shqetësuar nga paaftësia për të ndihmuar më shumë njerëz, thotë e motra Jennifer Feist.

“Për dikë i cili ka si qëllim të jetës të ndihmojë të tjerët, është e padurueshme kur nuk arrin ta bësh këtë. Pas turneve 12-orëshe ajo nuk largohej dot nga puna pasi kishte ende pacientë që kishin nevojë për ndihmë”, thotë Jennifer.

Një mik i doktoreshës së ndjerë tha për New York Post “Ajo nuk dorëzohej. Nuk do të të lejonte që kjo ta thyente, që rrjedhimisht ndodhi. Lorna u infektua me virusin dhe u rikthye në punë, por ata thanë se nuk ishte me shëndet të mjaftueshëm për të punuar, dhe kjo e theu. Ajo nuk kishte treguar më parë shenja depresioni. Vdekja e saj dëmtoi shumë stafin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat