Trump dhe Pence dalin negativë në testin për coronavirus

Amerika

Trump dhe Pence dalin negativë në testin për coronavirus

Më: 7 maj 2020 Në ora: 17:59
Mike Pence dhe Donald Trump

Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence kanë dalë negativë në testin për coronavirus pasi u bë e ditur se një ushtarak amerikan që punonte në Shtëpinë e Bardhë rezultoi i infektuar me COVID-19.

Njoftimi u bë të enjten nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Ushtaraku u identifikua nga televizioni CNN si ndihmës personal i Presidentit Trump.

Presidenti amerikan refuzoi të përdorte maskë gjatë një vizite të martën në një fabrikë të kompanisë Honeywell në Phoenix të shtetit Arizona.

Një javë më parë, zëvendës Presidenti Mike Pence u bë objekt kritikash sepse nuk vuri maskë gjatë një turi në Klinikën Mayo në shtetin Minesota. /VOA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat