Kina dhe SHBA-të bien dakord të ecin përpara me marrëveshjen tregtare, pavarësisht përplasjeve rreth COVID-19

Amerika

Kina dhe SHBA-të bien dakord të ecin përpara me marrëveshjen tregtare, pavarësisht përplasjeve rreth COVID-19

Më: 8 maj 2020 Në ora: 14:26
Foto Ilustrim

Përfaqësuesit e tregtisë kineze dhe amerikane ranë dakord të “krijojnë kushte të favorshme” për fazën një marrëveshje tregtare të nënshkruar në janar, thanë zyrtarët e Pekinit, me gjithë tensionet e fundit rreth pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja,zëvendëskryeministri i Kinës, Liu He, i cili kishte udhëhequr negociatat e Pekinit, ka zhvilluar një telefonatë të premten në mëngjes me Përfaqësuesin e Tregtisë amerikane Robert Lighthizer dhe sekretarin e thesarit Steven Mnuchin, sipas një njoftimi nga Ministria e Tregtisë.

“Të dy palët thanë se ata duhet të forcojnë bashkëpunimin makroekonomik dhe shëndetin publik, të përpiqen të krijojnë një atmosferë dhe kushte të favorshme për zbatimin e fazës së një marrëveshje ekonomike dhe tregtare SHBA-Kinë, duke promovuar rezultate pozitive”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet më tej, vendet gjithashtu janë pajtuar të ruajnë komunikimin dhe koordinimin.

Një dakordim i tillë vjen pasi dy vendet së fundmi kanë “shkëmbyer akuza ndërmjet tyre” rreth virusit vdekjeprurës.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi për tarifa të reja kundër Kinës, pasi pretendoi se kishte prova që lidhin COVID-19 me një laborator të sigurisë së lartë në qytetin qendror kinez, Wuhan, ku patogjeni u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat