Vriten tri motra në Meksikë, ishin infermiere

Amerika

Vriten tri motra në Meksikë, ishin infermiere

Më: 9 maj 2020 Në ora: 11:20
Ilustrim

Tri infermiere, motra mes vete, janë gjetur të vdekura në rajonin verior meksikan, Coahuila. Ato kishin shenja të shtrëngimit në fyt.

Zyrtarët thanë se i kanë filluar hetimet rreth këtij rasti, por motivi i krimit është ende i paqartë. Punëtorët shëndetësorë në Meksikë javëve të fundit janë përballur me dhunë të shtuar për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit përmes tyre.

Prokurori rajonal, Gerardo Marquez, tha se në këtë krim mund të jenë përfshirë dy ose tre kriminelë, por policia ende nuk e ka arrestuar asnjë person.

“Deri më tani nuk ka ndonjë dëshmi që tregon se rasti ka ndodhur shkaku i profesionit të tyre. Është për shumë keqardhje dhe e përsëris përkushtimin e shtetit për t’i gjetur fajtorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”, tha prokurori Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat