​‘Sëmundja misterioze’ vazhdon të përhapet te fëmijët në SHBA

Amerika

​‘Sëmundja misterioze’ vazhdon të përhapet te fëmijët në SHBA

Më: 10 maj 2020 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Niveli më i ulët i vdekjeve që nga 27 marsi është parë në shtetin e Nju Jorkut, i cili është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA.

Guvernatori Andrew Cuomo deklaroi sot se 207 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit dhe 521 raste të reja u diagnostikuan me Covid-19.

Në një konferencë për shtyp, Cuomo tha se kanë parë numrin më të ulët që nga 27 marsi sa i përket numrave të vdekjeve, por shifrat janë ende jashtëzakonisht të larta.

Ai ka folur edhe për "sëmundjen misterioze" e cila është e lidhur me Covid-19, ende nuk është identifikuar dhe vazhdon të prekë fëmijët e vegjël, ku deri më tash janë regjistruar 85 raste, tre prej të cilëve kanë vdekur.

"Simptomat janë të ngjashme me sindromën e shokut toksik. Ky nuk është një rast normal me Covid-19. Siç e dini, Covid-19 prek më shumë traktin respirator. Në këtë sëmundje, ne ndonjëherë shohim inflamacion tek enët e gjakut dhe ndonjëherë në zemër", tha Cuomo.

Ndryshe, në Nju Jork, qendra e epidemisë në SHBA, më shumë se 26 mijë njerëz vdiqën për shkak të Covid-19, ndërsa numri i rasteve me infeksion arriti në 344 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat