SHBA: Bota e biznesit përgatitet për kohën pas koronavirusit

Amerika

SHBA: Bota e biznesit përgatitet për kohën pas koronavirusit

Më: 11 maj 2020 Në ora: 07:39
SHBA

Ndërsa SH.B.A. dhe vendet e tjera po heqin ngadalë kufizimet e vendosura për të ndalur përhapjen e koronavirusit, korporatat amerikane po shikon se si të kthehet në normalitet. Por zyrtarët thonë se ka të ngjarë të jetë një normë e re, ndryshe nga koha para-COVID-it. Korrespondenti Evgeny Maslov i hedh një vështrim rregullave të reja që mund të bëhen rutinë në botën e korporatave.

Ato që shumë shpresojnë janë thjesht ndryshime të përkohshme, mund të kenë një efekt më të gjatë, si në ekonomi ashtu edhe në jetën e përditshme.

Dy muaj pune në shtëpi ka treguar se të paktën disa punonjës mund të kryejnë angazhimet e tyre me sukses dhe me efikasitet nga shtëpia, gjë që mund të nënkuptojë një ulje të kërkesës për zyra me shumë sipërfaqe.

"Të punosh në qytetin e Nju Jorkut është shumë e shtrenjtë si në shumë qendra të tjera të mëdha financiare në të gjithë botën. Është shumë e shtrenjtë për të operuar! Kemi një kosto shumë të lartë fikse të hapësirës, dhe numri një është zakonisht qiraja dhe shpenzimet e zyrës. Nëse mund të zvogëlohet 20%, 30%, 40% hapësira që ju nevojiten bizneseve - është një kursim i madh i kostos! , thotë Michael Potter me kompaninë Monarch Capital Group.

Nëse kërkesa për hapësirë zyre bie, kjo do të detyrojë që çmimet e qirasë gjithashtu të ulen, thonë ekspertët. Sot, çmimi mesatar i qirasë së një zyre në Nju Jork është 750 dollarë për metër katror në vit.

Bllokimet nga koronavirusi kanë treguar gjithashtu se shumë punonjës mund të kryejnë me sukses punët e tyre nga shtëpia. Kjo do të thotë se punëdhënësit tani mund ta shohin të mundur - dhe me leverdi - të punësojnë punonjës, pavarësisht se ku jetojnë.

“Të punësosh njerëz që punojnë nga distanca kursen shumë para. Pra, kompanitë jo vetëm që e kuptojnë se mund të kursejnë para në qiranë e zyrës. Ata madje mund të fillojnë të punësojnë njerëz që nuk jetojnë në Nju Jork, njerëz nga zona dhe shtete të tjera ku pagat mesatare janë më të ulëta. Kjo gjithashtu do t'i lejojë ata të kursejnë para", thotë Dmitry Stasyuk, sekser me kompaninë Newzorkrealty.

Pandemia, thonë ekspertët, mund të bëjë më shumë sesa thjesht të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë sferat e biznesit. Ajo gjithashtu mund të ndryshojë etiketat dhe rutinën e biznesit. Numri i konferencave dhe udhëtimeve të biznesit do të ulet ndjeshëm - veçanërisht kur prania fizike nuk është thelbësore.

"Unë jam duke zhvilluar takime virtuale me gjashtë, tetë apo dhjetë njerëz, dhe po mësojmë se si ta bëjmë këtë më me efikasitet me klientët ose shitësit në të gjithë botën. Nuk kam nevojë ti hipi avionit as unë dhe as punonjësit e mi. Po, mund të duhet të udhëtosh për takime, por gjithashtu humbet kohë për punën e mundshme që mund të kishe bërë ndryshe", thotë Michael Potter.

Numri më i vogël i udhëtimeve për biznes do të ndikojë drejtpërdrejt tek hotelet që mbështeten në klientelën e biznesit.

Puna me partnerë të biznesit mund të strukturohet ndryshe, duke anashkaluar takimet ballë për ballë kur është e mundur.

"Në situata të caktuara do të jetë akoma shumë, shumë e rëndësishme, por në situata të tjera më pak e rëndësishme. Dhe veçanërisht për brezin e ri, nuk mendoj se u duhet aq shumë. Ata janë mësuar në një botë më virtuale, kundrejt disa klientëve të mi të vjetër, të cilët në të vërtetë dëshirojnë të ulen të bisedojnë. Kështu që është vërtet e rëndësishme për ta, për mua - të bëjmë përpjekjen për të shkuar dhe për ti takuar", thotë Michael.

Ekspertët thonë se ndryshimi i rutinës të punës, kërkesat e ulta për hotele, hapësira për zyra dhe transport publik janë vetëm disa nga ndryshimet që i presin me gjasë korporatat dhe biznesin në një botë post-kovidit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat