Ky është kontinenti që ka shënuar më shumë vdekje nga “ethet tropikale” sesa nga koronavirusi

Amerika

Ky është kontinenti që ka shënuar më shumë vdekje nga “ethet tropikale” sesa nga koronavirusi

Më: 13 maj 2020 Në ora: 12:30
Ilustrim

Ndërsa koronavirusi vret mijëra dhe mbizotëron vëmendjen e qeverisë në të gjithë Amerikën Latine, një tjetër infeksion vdekjeprurës viral po shqetëson rajonin e Amerikës Latine.

Ethet tropikale, që shkaktojnë dhimbjen e fortë të kyçeve është endemike në pjesën më të madhe të Amerikës Latine, por ardhja e COVID-19 ka tërhequr vëmendjen dhe burimet e rëndësishme mbi luftën kundër kësaj epidemie, thonë mjekët dhe zyrtarët, raporton Reuters.

Organizata Shëndetësore Pan-Amerikane (PAHO) pret që viti 2020 të shënojë ritme të larta të ‘Etheve tropikale’, të cilat mund të mbushin njësitë e kujdesit intensiv dhe të shkaktojnë vdekjen e pacientëve, si pasojë e angazhimit maksimal ndaj COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Në të gjithë botën, COVID-19 ka ndikuar në sëmundje të tjera në mënyra të ndryshme.

Megjithëse në Evropë masat për të ndaluar koronavirusin kanë dëbuar gripin sezonal, në Afrikë mbylljet e kufijve kanë ndaluar transportimin e vaksinave të fruthit dhe furnizimeve të tjera.

Në Amerikën Latine, ende ndihet epidemia e ‘etheve tropikale’ e cila filloi në fund të vitit 2018.

Infeksionet në Amerikë u rritën gjithsej në 3.1 milion në 2019, me mbi 1.500 vdekje në Amerikën Latine dhe Karaibe, sipas PAHO.

Rastet e sëmundjes duhet të fillojnë të bien në gjysmën e dytë të vitit, tha organizata.

Përhapur nga mushkonjat, shpërthimet e ‘etheve tropikale’ zakonisht ndodhin tre deri në pesë vjet pas epidemisë së mëparshme.

Dhe me katër lloje të ndryshme të ‘etheve tropikale’ në qarkullim, njerëzit mund ta kapin atë më shumë se një herë, ku hera e dytë ka më shumë të ngjarë të jetë e rëndë.

“COVID është ‘ylli’ tani, kështu që e gjithë vëmendja po i kushtohet COVID, por ka ende probleme me ethet tropikale,” tha doktoresha Jaime Gomez, e cila punon në një spital në Floridablanca, në provincën Santander të Kolumbisë.

Megjithëse ‘ethet tropikale’ nuk janë zakonisht fatale dhe mund të mjekohet me qetësues kundër dhimbjeve, disa të sëmurë përjetojnë simptoma të vazhdueshme si lodhje, humbje peshe dhe depresion që ndikojnë në aftësinë e tyre për të punuar.

‘Ethet tropikale’ në gjendeje të rëndë trajtohen me injektime intravenoze dhe ata që nuk testohen janë në rrezik të komplikimeve të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat