Tërmet 6.4 ballësh në Nevada

Amerika

Tërmet 6.4 ballësh në Nevada

Më: 15 maj 2020 Në ora: 21:59
Malet Sierra Nevada, ku ishte epiqendra e tërmetit 6.4 ballësh.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se një tërmet 6.4 ballësh goditi shtetin e Nevadës të premten.

Dridhjet e tokës u raportuan në orën 4:03 të mëngjesit, rreth 55 kilometra larg qytetit Tonopah, në lindje të maleve të Sierra Nevadës.

Tërmeti fillestar goditi në një thellësi prej rreth 7,6 kilometrash, thuhet në një njoftim të Institutit amerikan të Gjeologjisë, dhe të paktën gjashtë tërmete pasuese me fuqi të konsiderueshme u regjistruan menjëherë pas të parit, dy prej tyre me me fuqi 5.4 ballësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat