19 zjarrfikës të lënduar nga një shpërthim në LA - Bota Sot
19 zjarrfikës të lënduar nga një shpërthim në LA

Amerika

19 zjarrfikës të lënduar nga një shpërthim në LA

Më: 17 maj 2020 Në ora: 09:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

19 zjarrfikës në Los Angeles, SHBA, janë lënduar pasi një zjarr në një ndërtesë tregtare shkaktoi shpërthim dhe u përhap.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrit në Los Angeles, Nicholas Prange tha se gjendja e zjarrfikësve të plagosur ende nuk dihet, shkruan Telegraph.

“Zjarrfikësit janë zhvendosur në një pozicion mbrojtës nga zjarri dhe është krijuar një degë mjekësore për trajtimin dhe transportimin e zjarrfikësve të dëmtuar”, tha departamenti i zjarrit.

Ekipet e shërbimeve të urgjencës janë në vendin e ngjarjes. 

Departamenti i Policisë së LA shpjegoi shkallën e zjarrit dhe u bëri thirrje njerëzve të luten për ata që luftojnë atë.

Kapiteni i departamentit të zjarrit të LA, Erik Scott tha që ishte një “situatë shumë e vështirë”.

“Shkaku i këtij zjarri është shqetësues kryesor dhe ai mbetet nën hetim aktiv,” tha Kapiteni Scott.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat