Kalifornia harton planet për heqjen e kufizimeve

Amerika

Kalifornia harton planet për heqjen e kufizimeve

Më: 17 maj 2020 Në ora: 16:28
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom

Shteti i Kaliforinisë po lejon rihapjen e disa bizneseve me ngadalë dhe në faza. Njerëzit po mësojnë se si të përshtaten ndaj realitetit të ri duke patur parasysh se afro 70 mijë njerëz kanë testuar pozitiv për COVID-19 dhe afro 3 mijë kanë vdekur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan sjell më shumë hollësi.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom po lejon hapjen e dyqaneve të luleve dhe librarive, një numër parqesh dhe klube golfi, por akoma asgjë nuk po kthehet plotësisht në normalitet.

Porositë duhet të bëhen në internet ose përmes telefonit dhe pastaj vajtja e marrja e porosisë. Armando është fermer.

“Gjatë 4-5 javëve të fundit kam humbur para sepse lulet nuk shiteshin.”

Ky treg fermerësh në Los Angeles është i hapur por me kufizime.

Shiritat e verdhë kufizojnë lëvizjen. Kiki është një prej fermerëve.

“Vetëm blerësit mund të prekin prodhimet. Kështu kemi vënë rregullat. Në ekipin tonë dikush merret me prodhimet dhe unë merren me paratë. Të gjithë duhet të ruajnë distancën prej 2 metrash.”

Këtu ka pak njerëz. Kjo është një nga arsyet që disa dyqane që tani mund të hapen ende po qendrojnë të mbyllura. Leslie Dorman është banore lokale.

“Edhe nëse dyqanet hapen, a janë njerëzit gati të shkojnë të bëjnë pazarin? Është një pyetje që nuk i dihet përgjigja.”

Ky sallon për thonjtë është i mbyllur që nga mesi i marsit. Pronarja Ksenia Bay thotë se mund të paguajë qeranë më vonë dhe marrë ndihmë financiare nga qeveria, por kjo nuk mjafton. Kur ajo të lejohet të hapë sallonin në qershor, kufizimet e detyrueshme të sigurisë mund ta shkatërrojnë biznesin e saj.

“Biznesi ynë është i ndërtuar për të sherbyer 14 klientë njëkohësisht. Por kur të lejohet të hapemi duhet të përgjysmojmë këtë numër, çfarë nuk sjell fitime për ne. Nuk mund të ja dal të paguajë qeranë e lartë të sallonit.”

Guvernatori Newsom tregon për kritikët se ku filloi përhapja e virusit në shtetin e tij.

“Përhapja e parë e virusit në komunitet në Kaliforni filloi në një sallon thonjësh.”

Autoritetet shtetërore po shfrytëzojnë situatën e pazakonshme për të bërë rinovime. Kjo zonë në Santa Monica, që zakonisht gumëzhin nga

njerëzit, po kryen riparime të nevojshme prej shumë kohësh./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat