Aeroplani rrëzohet mbi shtëpi, një i vdekur

Amerika

Aeroplani rrëzohet mbi shtëpi, një i vdekur

Më: 18 maj 2020 Në ora: 08:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan i vogël është rrëzuar mbi një shtëpi në rajonin British Columbia të Kanadasë.

Një anëtar i ekuipazhit vdiq, një tjetër u lëndua rëndë dhe një shtëpi mori flakë.

Aksidenti ndodhi në lagjen Kamloops, rreth 420 kilometra në verilindje të Vankuverit, shkruan “The Guardian”.

Forcat Ajrore Mbretërore të Kanadasë njoftuan përmes aksidentit në Tëitter: “Me zemër të rënduar ju njoftojmë se një anëtar i ekipit CF Snoëbirds ka vdekur dhe një ka pësuar lëndime serioze”, duke shtuar se i lënduari nuk është në rrezik për jetë.

Ky ekip i filloi fluturimet gjatë këtij muaji me qëllim të ngritjes së moralit të popullsisë në kohën e pandemisë.

Rose Miller, e cila jeton matanë rrugës ku ndodhi aksidenti, tha se e dëgjoi një zhurmë të madhe dhe fillimisht mendoi se mund të ishte zhurma e një aeroplani supersonik. Më pas ajo e pa aeroplanin e rrëzuar.

Image

Policia kanadeze tha se është duke e hetuar shkaktarin e rrëzimit të aeroplanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat