Kompania “Inovio” konfirmon rezultate pozitive për vaksinën

Amerika

Kompania “Inovio” konfirmon rezultate pozitive për vaksinën

Më: 20 maj 2020 Në ora: 18:33
Foto Ilustrim

Kompania amerikane e imunoterapisë Inovio tha të mërkurën se vaksina e saj eksperimentale për të parandaluar infeksionin me COVID-19 rezulton se prodhon antitrupa mbrojtëse dhe se nxit reagimin e sistemit imunitar tek kafshët.

Inovio, e cila filloi gjithashtu testimin e vaksinës tek njerëzit në muajin prill, tha se rezultatet paraprake të këtyre testeve priten në qershor.

Aktualisht për COVID-19n nuk ekzistojnë trajtime ose vaksina të miratuara. Ekspertët parashikojnë që një vaksinë e sigurt dhe efektive mund të kërkojë 12 deri në 18 muaj për t’u krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat