Hidhet hap i rëndësishëm për testin e shpejtë, kjo është teknika e cila do të përdoret

Amerika

Hidhet hap i rëndësishëm për testin e shpejtë, kjo është teknika e cila do të përdoret

Më: 20 maj 2020 Në ora: 23:50
Foto Ilustrim

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka garantuar për përdorimin urgjent të një testi për COVID-19.

Ky testim parashihet ta njeh praninë e virusit në tamponët e hundës, duke përdorur teknikën e korrigjimit gjenetik CRISPR. Lëshimi i shpejtë i kitit do të ndihmojë në zbutjen e presionit në laboratorët e analizave në SHBA, dhe rritjen e numrit të tamponëve të përpunuara në vend ende të goditur rëndë nga epidemia.

Kompleti u zhvillua nga një kompani e bioteknologjisë nga Cambridge (Massachusetts), “Sherlock Biosciences”. SHERLOCK është një akronim për ” Specific High Sensitivity Enzymatic Reporter UnLOCKing”, një platformë për aplikime diagnostikuese të teknikës së njohur për korrigjim gjenetik.

Në vend që të përdoret enzima për të prerë ADN-në (gërshërët molekulare Cas9), përdoret një variant i proteinës Cas13 e cila njeh sekuenca gjenetike specifike të viruseve, gjenet që ndihmojnë bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve ose mutacioneve gjenetike që parashikojnë fillimin të një tumori, dhe pastaj ngre alarmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat