Trump në Miçigan, viziton fabrikën e Ford

Amerika

Trump në Miçigan, viziton fabrikën e Ford

Më: 22 maj 2020 Në ora: 07:13
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump shkon sot në shtetin politikisht të lëkundur të Miçiganit për të vizituar një uzinë Ford në klimën e tensioneve me guvernatoren demokrate të këtij shteti dhe mosmarrëveshjeve se sa shpejt duhet hapur vendi pas mbylljes për shkak të koronavirusit.

Presidenti Trump, një republikan që kandidon për rizgjedhje këtë nëntor, u ka kërkuar shteteve të zbutin kufizimet për të rigjallëruar ekonominë. Guvernatorja e Miçiganit Gretchen Whitmer, që mund të caktohet si kandidate për nënpresidente nga demokrati Joe Biden, po përballet me reagime lidhur me urdhrat e saj që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

Presidenti Trump do të shkojë në qytetin Ypsilanti për të vizituar një uzinë të kompanisë Ford Motor që ka ndryshuar drejtim duke prodhuar tani respiratorë dhe pajisje personale mbrojtëse.

Ai do të zhvillojë gjithashtu një takim me udhëheqës afrikano-amerikanë për të diskutuar mbi popullatat më të prekura nga virusi. Presidenti ka refuzuar të verë maskë fytyre në vizita të ngjashme më parë, megjithë udhëzimet për punonjësit. Miçigani ishte një fushëbeteje me rëndësi për zgjedhjet presidenciale që zoti Trump fitoi me rezultat të ngushtë në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat