Trump: Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen, nëse goditemi nga një valë e dytë e COVID-19 - Bota Sot
Trump: Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen, nëse goditemi nga një valë e dytë e COVID-19

Amerika

Trump: Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen, nëse goditemi nga një valë e dytë e COVID-19

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:04
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen nëse ky vend goditet nga një valë e dytë e coronavirusit, shkruan CBS.

“Do të tentojmë të fikim zjarrin. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shkëndi apo zjarr, por nuk do ta mbyllin vendin”, ka deklaruar Trump gjatë vizitës që i bëri fabrikës së Fordit në Michigan.Kohë më parë Trump pati deklaruar se pandemia e coronavirusi mund të godet “aty-këtu”, por gjatë verës do të zhduket plotësisht.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë përfshirë edhe ata nga administrata e Trumpit, pretendojnë se sipas gjitha gjasave përhapja e coronavirusit do të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës e dimrit, ku lufta do të jetë edhe më e vështirë kur fillon sezoni i gripave.

Drejtori i Institutit për Alergji dhe Sëmundje Infektive dhe njëherit anëtar i shtabit të krizave në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci, ka deklaruar për Washington Post, se nuk ka dyshim se do të ketë valë të dytë të epidemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat