Lindi vetëm 500 gramë/ Ja si duket “foshnja mrekulli” dy vite pas lindjes

Amerika

Lindi vetëm 500 gramë/ Ja si duket “foshnja mrekulli” dy vite pas lindjes

Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:40
Aron Jaklin

Lindja e një fëmijë në SHBA, dy vite më parë, u cilësua si një  “mrekulli”, pasi ai lindi në javën e 23 të shtatëzani së dhe me një peshë trupore prej 500 gramësh.

Tashmë, pas dy viteve, Aron Jaklin, gëzon shëndet të plotë dhe është një fëmijë mjaft i bukur. Aron, lindi në muajin e pestë të shtatëzanisë dhe mjekët thanë se ai kishte vetëm 20% shanse për të jetuar.

Nëna e tij, Hannah, nga Wisconsin, kishte përjetuar një shtatëzani të komplikuar dhe ishte përballë dy risqeve, ose të lindte fëmijën, oste ta humbiste atë.  Aron lindi, por pësoi 2 hamorragji në tru. Mjekët asokohe i thanë Hannah, se fëmija e saj mund të kishte probleme të theksuara mendore. Por fatmirësisht, vogëlushi e ka lënë pas krahëve të shkuarën dhe tashmë është një fëmijë plotësisht i shëndetshëm.

“kur ai lindi nuk e dija se ishte gjallë apo jo. Kjo ide ishte vërtetë traumatike. Mjekët thanë se Aron, ka vetëm 20 % për të mbijetuar. Ai është mrekulli, një luftëtarë dhe personi më i fortë që kam takuar ndonjëherë. Aron është djali që kam ëndërruar të kisha”, tha mamaja e vogëlushit, Hannah.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat