SHBA-ja vendos kufizime të udhëtimeve për në Brazil

Amerika

SHBA-ja vendos kufizime të udhëtimeve për në Brazil

Më: 24 maj 2020 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien, ka thënë të dielën se do të bëhen kufizime të udhëtimeve për në Brazil nga SHBA-ja.

O’Brien gjatë një interviste për CBS, tha që administrata ka marrë një vendim rreth kufizimit të udhëtimeve për në Brazil, duke shtuar se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë shpresojnë se kjo të jetë e përkohshme.

Ky vendim u bë nga Shtëpia e Bardhë për shkak të rasteve të mëdha me Covid-19 që janë shfaqur në Brazil ditëve të fundit.

Sipas Universiteti Johns Hopkins deri tani në Brazil të prekur me Covid-19 janë 347,398 persona, ndërsa jetë kanë ndërruar 22.013 persona, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat