SHBA regjistron mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA regjistron mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 26 maj 2020 Në ora: 07:58
Ilustrim

SHBA ka publikuar bilancin ditor të infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19.

SHBA ka të paktën 1,662,302 raste të koronavirusit dhe 98,220 vdekje të lidhura me virusin, sipas njoftimeve të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.

Të hënën, Johns Hopkins raportoi 19.056 raste të reja dhe 500 viktima.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

New York mbetet shteti më i goditur, me 362.764 raste dhe 29.229 vdekje. New Jersey, Illinois dhe California ndjekin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat