Covid-19 në SHBA: Mbi 98 mijë viktima dhe 1,6 milion të infektuar

Amerika

Covid-19 në SHBA: Mbi 98 mijë viktima dhe 1,6 milion të infektuar

Më: 26 maj 2020 Në ora: 10:16
Foto

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 500 viktima nga Covid-19 dhe 19,056 raste të reja, sipas të dhënave nga universiteti John Hopkins.

Deri më tani numri total i vdekjeve ka arritur në 98,220 ndërsa i të infektuarve në 1,662,302.

Nju Jorku mbetet shteti më i prekur me 362,764 të infektuar dhe 29,229 viktima, e ndjekur nga Ilinois dhe Kalifornia.

Presidenti Donald Trump deklaroi ditë më parë se SHBA nuk do të mbyllet përsëri edhe nëse numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat