Efekti i COVID-19: Mexico City regjistron mbi 8000 vdekje më shumë se zakonisht

Amerika

Efekti i COVID-19: Mexico City regjistron mbi 8000 vdekje më shumë se zakonisht

Më: 26 maj 2020 Në ora: 10:56
Foto

Mexico City ka shumëfishuar numrin e vdekjeve në pesë muajt e parë të vitit për shkak të infeksioneve nga COVID-19.

Kryeqyteti i Meksikës regjistroi 8.072 më shumë vdekje në pesë muajt e parë të këtij viti sesa mesatarja nga e njëjta periudhë gjatë katër viteve të mëparshme.

Ky është rezultati i një analizë hulumtuesve të pavarur, duke sugjeruar një rritje të mundshme të vdekjeve në pandeminë koronavirus, raporton Reuters.

Zyrtarët shëndetësorë kanë raportuar 1,655 vdekje nga virusi në Meksiko City, nga 7.394 vdekje në të gjithë vendin.

Ata gjithashtu kanë pranuar se numri i vërtetë i vdekjeve është më i lartë, por i vështirë për t’u vlerësuar për shkak të shkallës së ulët të testimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat