Selia e Kombeve të Bashkauara në New York, është e mbyllur dhe ka zvogëluar prezencën e stafit mbi masat e Coronavirusit COVID-19

Amerika

Selia e Kombeve të Bashkauara në New York, është e mbyllur dhe ka zvogëluar prezencën e stafit mbi masat e Coronavirusit COVID-19

Nga: Beqir SINA – New York Më: 28 maj 2020 Në ora: 07:12
Ilustrim

UN – NEW YORK - Kombet e Bashkuara, thanë se do të zvogëlojnë praninë e stafit të saj në selinë e saj në New York, dy muaj më parë, pasi një diplomat filipinas kishte rezultuar pozitiv me testin e koronavirusit COVID-19, duke u bër personi i parë në korpusin botëror diplomatic, të 193 vendeve anëtare që ishte infektuar.

Njoftimi nga selia e Kombeve të Bashkuara, erdhi në të njëjtën ditë, kur Shtetet e Bashkuara shpallën një emergjencë kombëtare për virusin që po përhapej me shpejtësi.

Stafi i Kombeve të Bashkuara, u tha në një deklerat një ditë më pas të kësaj gjendje, do të ishte i disponueshëm vetëm për shërbime thelbësore në selinë e saj e Manhattan, por nuk ishte e qartë nëse masa do të shkaktonte anulimin e takimive, dhe sa do të zgjaste.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së për herë të parë nëpërmjet video-konferencës diskutojë për COVID-19 një muaj më pas, mbasi ai ishte kritikuar se nuk ka ndërmarrë asnjë hap kundër koronavirusit.

Pavarësisht paralajmërimeve nga sekretari i përgjithshëm i KB-, Antonio Guterres se epidemia kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe se është kriza më e vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore, u tha se KS i KB-ra nuk ka ndërmarrë asnjë hap për çështjen e COVID-19 edhe pse ai ka për detyrë mbrojtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ndonëse janë bërë thirrje për bashkëpunim global, në Këshillin e Sigurisë në të cilin ndodhin mosmarrëveshje në shumë çështje, janë shfaqur mosmarrëveshje edhe në çështjen e epidemisë, thanë ekspertet nderkombetar.

Derisa 10 anëtare të përkohshme të zgjedhura në KS-KB kanë thirrur mbajtjen e një takimi, burimet diplomatike theksojnë se Kina e cila bart shqetësimin e kritikave dhe akuzave nuk e sheh si të favorshme idenë e mbledhjes.

Diplomatët kanë thënë se në mosmarrëveshjen mes vendeve që kanë fuqinë e vetos, efektive në çështjen e epidemisë ka qenë edhe insistimi i SHBA-së në përdorimin e termit "virusi kinez" për COVID-19 dhe se për këtë arsye Kina dhe Rusia kanë refuzuar në fillim zhvillimin e një takimi për koronavirusin në KS-KB.

"Qëllimi ynë është i dyfishtë: zvogëlojmë praninë tonë fizike në Selinë e Kombeve të Bashkuara; dhe vazhdojm me mandatet tona, "shkroi Sekretari i Përgjithshëm i U.N. Antonio Guterres në një letër për vendet anëtare

"Ishte thelbësore që ne të zvogëlojmë kontaktin social në minimum dhe të ndjekim udhëzimet e qarta të Organizatës Botërore të Shëndetit për të minimizuar rreziqet e transmetimit të infeksionit," tha ai.

Kombet e Bashkuara kishin filluar tashmë zbatimin e masave të parandalimit të koronavirusit në selinë e saj dy muaj më parë, përfshirë mbylljen për publikun, mirëmbajtjen dhe shërbimet dhe anulimin e disa takimeve.

Guterres tha në letrën e tij se personeli që nuk kërkohej fizikisht të ishte në ndërtesë do të punonte nga shtëpia."Kombet e Bashkuara mbeten të hapura për biznes. Por puna jonë do të bëhet nga vende të ndryshme, duke përdorur teknologji të ndryshme, "shkroi ai.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka përshkruar shpërthimin e koronavirusit si një pandemi. Virusi shpërtheu në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar dhe deri më tani ka infektuar më shumë se 5.6 milion njerëz nga më shumë se 350 mijë të vdekur, sipas një raporti të Reuters:

Në nivel global, rastet e infektimit me koronavirus kanë arritur në 5.6 milion me mbi 350,000 vdekje që kur shpërthimi filloi në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe më pas mbërriti në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Amerika e Jugut tani është duke mbajtur më rëndë barrën e shpërthimit, me Brazilin që ka numrin e dytë të rasteve në botë.

Sipas një raporti të Reuters, nga 20 vendet e prekura më së shumti, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e tetë në bazë të vdekjeve për frymë. Shtetet e Bashkuara kanë tre vdekje në 10,000 njerëz. Belgjika është e para me tetë vdekje për 10,000 njerëz, e ndjekur nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat