Pasojat e koronavirusit, Amerika regjistron rekordin “e errët” pas Gripit Spanjoll!

Amerika

Pasojat e koronavirusit, Amerika regjistron rekordin “e errët” pas Gripit Spanjoll!

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:26
Ilustrim

Ishte e pashmangshe që shifra e frikshme 100 mijë viktima për shkak të infektimit nga koronavirus, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos kalohej. Prej ditësh pritej që kjo të ndodhte, duke parë edhe azhornimet dhe përllogaritjet që bëhen në Johns Hokpkins University.

Ka qenë gazeta prestigjoze New York Times ajo që ka lajmëruar këtë shifër të lartë, rekord botëror, i cili kalon edhe numrin e ushtarëve që kanë humbur jetën në të gjitha luftërat që janë zhvilluar nga konflikti në Kore deri në ditët e sotme.

Pandemia e Covid-19 përgatitet të bëhet kështu më fatalja në historinë e Amerikës që pas gripit spanjoll të vitit 1918 ku humbën jetën 675 mijë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat