​Trump e quan koronavirusin ‘dhuratë’ shumë të keqe nga Kina

Amerika

​Trump e quan koronavirusin ‘dhuratë’ shumë të keqe nga Kina

Më: 28 maj 2020 Në ora: 16:58
Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shfaqur serish mllefin e tij ndaj pandemisë me koronavirus.

Mbi 100 mijë persona kanë humbur jetën deri më tash në SHBA si pasojë e COVID-19.

E presidenti Trump ka akuzuar serish Kinën se qëndron prapa sëmundjes së re që ka prekur pothuajse të gjithë botën.

“Në të gjithë botën, koronavirusi, një "dhuratë" shumë e keqe nga Kina, po marshon. Jo mirë”, ka shkruar Trump në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat