Rritet tensioni në Minneapolis, policia arreston në lidhje direkte gazetarin që po raportonte ngjarjen

Amerika

Rritet tensioni në Minneapolis, policia arreston në lidhje direkte gazetarin që po raportonte ngjarjen

Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:44
Pamje nga videoja

Rritet tensioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së George Floyd, afroamerikani 46-vjeçar që u mbyt nga disa agjentë policie gjatë kontrollit dhe arrestimit ditë më parë.

Gazetari i CNN dhe e gjithë trupa filmuese, që raportonin nga protestat dhe revolta e shpërthyer në Minneapolis, janë arrestuar në lidhje direkte ndërsa tregonin për ngjarjet dhe transmetonin pamjet e policisë dhe pronave private të djegura dhe dëmtuara…

Ngjarja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, me komunitetin mediatik që ka dalë në mbrojtje të kolegëv të tyre. Sipas informacioneve, policia i ka kërkuar që të largohej nga aty dhe gazetari u ka treguar kartën e gazetarit identifikuese për median që punonte, por menjëherë është kapur dhe arrestuar.

Përpara se të vihej në pranga pa bërë rezistencë, gazetari po tregonte në lidhje direkte me studion për “skena dramatike në Minneapolis pasi policia mbërriti në vend dhe pati përballje me manifestuesit. Agjentët, të veshur me kundërplumb, u hodhën në aksion dhe me spry dhe shkopa gome u përpoqën të largonin turmën, që reagoi më pas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat